Botë

Anulohet gara për vrasjen e maceve në Zelandën e Re

Një garë për fëmijë për gjuetinë e maceve në Zelandën e Re është anuluar pas reagimit të ashpër kundër kësaj ngjarjeje.

Organizatorët e gjuetisë vjetore u kritikuan pasi shpallën një kategori të re për fëmijët për të gjuajtur macet e egra.

Të rinjve iu tha të mos vrisnin kafshët shtëpiake, por ata inkurajoheshin të vrisnin sa më shumë mace të egra që të ishte e mundur për një çmim prej 155 dollarë.

Ngjarja tërhoqi kritikat e menjëhershëm nga grupet e mirëqenies së kafshëve, raportoi BBC.

Shoqata për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve tha se fëmijët, së bashku me të rriturit, nuk do të ishin në gjendje të bëjnë dallimin midis "një maceje të zbutur, të egër, ose endacake".

Gara e përvitshme zakonisht mbledh qindra – përfshirë fëmijë – të garojnë për të vrarë derrkucë, drerë dhe lepra.