Qeveria e Zelandës së Re ka propozuar të martën një taksë për gazrat serrë që i emetojnë fermat nga gogësima dhe urinimi i kafshëve, si pjesë e planit për mbrojtjen e klimës.
Qeveria ka njoftuar se do të bëhej vendi i parë në botë që do të zbatonte këtë taksë në kuadër të luftimit të ndryshimit klimatik, raportuan median e huaja.
Ekzekutivi zelandez po mundohet të zbatojë masa që do të rezultonin me produkte që nuk do të dëmtonin klimën. Por bujqit menjëherë e kanë hedhur poshtë planin.
Shoqata e tyre ka thënë se me këtë taksë do të goditej industria kritike për ekonominë zelandeze.
Opozita ka kundërshtuar gjithashtu propozimin, duke paralajmëruar për rrezikun e zhvendosjes së fermave në vende të tjera.
-
Gjermania do të vendosë taksë për pijet me sheqer nga viti 2028
-
Trumpi shfuqizon vendimin historik për gazet serrë
-
Tarifat e reja të Trumpit “mund t’u mbijetojnë” gjykatave
-
SHBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete
-
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”