Botë

Aktakuzë ndaj 7 policëve në SHBA për vdekjen në paraburgim të një personi

Prokurorët në Virginia të SHBA-së kanë publikuar një video ku tregohen momentet e fundit të një pacienti që vdiq në paraburgim në një spital për persona me probleme mendore, raporton BBC.

Në video shihet Irvo Otieno duke u shtrirë përtokë nga policët dhe stafi i spitalit më 6 mars, ndërsa po dërgohej për në burg nga spitali.

Shtatë policë e tre persona të stafit mjekësor janë duke u akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.

Të martën është ngritur aktakuza ndaj 10 personave.

Prokurorja, Ann Cabell Baskervill, ka publikuar videon e incidentit të martën.

Në videot që janë bërë nga kamerat në Spitalin Central State në Petersburg të Virginias.

Otieno fillimisht ishte arrestuar më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje. Ai ishte dërguar më pas në një spital për persona me probleme mendore, ku policia dërgon zakonisht dërgon personat që vlerëson se potencialisht mund ta lëndojnë veten apo të tjerët si rezultat i problemeve që kanë.

Në video shihet Otieno 28-vjeçar, që kishte migruar në SHBA nga Kenia si 4-vjeçar, shihet duke u tërhequr nga policia dhe stafi mjekësor. Më pas policët e shtrijnë përtokë para se në ndihmë t’u dalin edhe stafi mjekësor. Së paku tetë persona e shtrijnë përtokë Otienon, disa duke i mbajtur këmbët e disa trupin.

Në video shihet se ai u mbajt për 11 minuta.

Zyrtarët policorë dhe stafi mjekësor më pas tërhiqen ndërsa Otieno qëndron pa shenja jete. Më pas shihet stafi mjekësor duke ia dhënë ndihmën e parë.

Në konferencë për media të martën, nëna e Otienos, Caroline Ouko, thotë se këto aktakuza janë vetëm fillimi.

Prokurorët kanë thënë se sipas analizave të para të bëra, dyshohet se Otieno vdiq nga asfiksia.