Botë

Rreth 50 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri

Rreth 50 mijë ka mbërritur numri i të vdekurve si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.

Siç ka bërë të ditur ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, vetëm në Turqi kanë vdekur 43 mijë e 556 persona. Ndërsa të dhënat për Sirinë nuk janë zyrtare. Por, sipas njoftimeve paraprake të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri është rreth 6000.

Ministri Soylu ka thënë për transmetuesin turk “TRT Haber” se kanë qenë 7930 lëkundje toke pas tërmetit të parë të fuqishëm më 6 shkurt.

Numri i të lënduarve është mbi 125 mijë.

Më shumë se 600 mijë objekte banimi kanë pësuar dëme.