Mbi 20 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, raportoi BBC-ja të enjten. Por, tragjedia solli edhe momente emocioni, kur nga gërmadhat nxirreshin njerëz dhe kafshë që kishin mbijetuar. Mediumi i ka zgjedhur 6 shpëtimet më të paharrueshme të tërmetit.
Foshnja Aya, siriane, ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës kur u nxor nga ndërtesa e shkatërruar. Asaj i kishin vdekur prindërit, por vetë doli e gjallë.
Armanazi, djalosh sirian u nxor i gjallë e i buzëqeshur nga ekipet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit. Ata që e rrethonin duartrokisnin e shprehnin gëzimin.
Nga gërmadhat u nxorën të gjalla nëna dhe vajza, një burrë dhe disa fëmijë të tjerë. Të lënduar, por të gjallë. U nxor edhe një mace dyngjyrëshe.
-
Tërmeti i ri vdekjeprurës bllokoi njerëz të tjerë nën rrënoja
-
296 orë pas tërmetit nxirren edhe tre të gjallë në Turqi, përfshirë një fëmijë
-
248 orë pas tërmetit ndodh mrekulli tjetër në Turqi, 17-vjeçarja nxirret e gjallë
-
Pas 200 orësh shpëtohen katër persona nga rrënojat në Turqi
-
Mbi 37.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri