Mbi 20 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, raportoi BBC-ja të enjten. Por, tragjedia solli edhe momente emocioni, kur nga gërmadhat nxirreshin njerëz dhe kafshë që kishin mbijetuar. Mediumi i ka zgjedhur 6 shpëtimet më të paharrueshme të tërmetit.
Foshnja Aya, siriane, ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës kur u nxor nga ndërtesa e shkatërruar. Asaj i kishin vdekur prindërit, por vetë doli e gjallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmanazi, djalosh sirian u nxor i gjallë e i buzëqeshur nga ekipet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit. Ata që e rrethonin duartrokisnin e shprehnin gëzimin.
Nga gërmadhat u nxorën të gjalla nëna dhe vajza, një burrë dhe disa fëmijë të tjerë. Të lënduar, por të gjallë. U nxor edhe një mace dyngjyrëshe.