Anijet që ishin paraparë të ankorojnë në zonën ku goditi tërmeti i fuqishëm në Turqi të hënën, po detyrohen të ndërrojnë destinacion, për shkak se zjarri ka dëmtuar rëndë portin.
Porti në Iskenderun, që gjendet rreth 112 kilometra në veriperëndim të Gaziantepit, është përfshirë nga zjarri që nga e hëna.
Në foto shihet tymi duke u ngritur mbi portë, ndërsa zjarri ka përfshirë disa kontejnerë.
“BBC” ka raportuar se ende zjarri është mjaft i madh dhe po kundërmon erë nafte që po digjet.
Firma e madhe e transportit “Moller Maersk”, ka thënë se nuk është e qartë kur do të kthehet funksionimi normal dhe se anijet po devijohen për në porte tjera në Turqi, apo në Port Said në Egjipt.
Me rrugët dhe aeroportet e dëmtuara, ky zjarr do të hapë telashe të reja logjistike për të sjellë ndihma në vendet e goditura nga tërmeti.
Tërmeti 7.8 ballë Rihter të hënën goditi Gaziantepin, qytet që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë. Janë shkaktuar afro 5000 viktima në Turqi e Siri.