Inteligjenca britanike njoftoi se Rusia mund t’i ketë rifilluar operacionet e mëdha sulmuese në Ukrainë, që nga janari i këtij viti.
Qëllimi rus, sipas Inteligjencës, është që t’i pushtojë pjesët e mbetura të Oblastit dhe të Donetskut, që aktualisht gjenden nën komandën ukrainase.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Forcat ruse kanë arritur të fitojnë vetëm disa qindra metra territor në javë. Kjo është pothuajse me siguri sepse Rusisë tani i mungojnë municionet dhe njësitë manovruese të nevojshme për ofensiva të suksesshme”, njoftoi Britania e Madhe të martën në Twitter.
Komandantët e lartë rusë u tha se po bëjnë plane që nëpërmjet njësiteve pa personel dhe të papërvojë, t’i arrijnë objektivat “për shkak të presionit politik e profesional”.
“Udhëheqësit rusë ka të ngjarë të vazhdojnë të kërkojnë përparime gjithëpërfshirëse. Mbetet e pamundur që Rusia të mund të ndërtojë forca të nevojshme për të ndikuar ndjeshëm në rezultatin e luftës brenda javëve të ardhshme”.
Më 24 shkurt bëhet një vit qëkur nisi agresioni rus mbi Ukrainën.