Tre persona u vranë dhe të paktën katër u plagosën nga të shtënat që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Los Angeles, njoftoi të shtunën shërbimi zjarrfikës i qytetit. Është vrasja e katërt masive në Kaliforni këtë muaj.
Zjarrfikësit e Los Angelesit iu përgjigjën një thirrjeje të orës 2:35 të mëngjesit për ndihmë në një rrugë banimi në veriperëndim të qendrës së qytetit.
Shërbimet e urgjencës gjetën tre të vdekur dhe katër të plagosur të cilët u dërguan në spital, thanë zjarrfikësit.
Motivi ende s’është bërë i ditur.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa të plagosur nga të shtënat me armë në Los Anxhelos
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni
-
Të paktën 3 të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat në New Mexico
-
Mbi 12,000 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Los Angeles
-
Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles