Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasje mes izraelitëve dhe palestinezëve në takimin e OKB-së

Ambasadori i Izraelit në OKB ka akuzuar palestinezët se po vrasin çdo mundësi për pajtim duke kërkuar një opinion nga gjykata më e lartë e OKB-së mbi pushtimin e Izraelit – dhe i dërguari palestinez në OKB e akuzoi qeverinë izraelite se po përpiqet t’i shtypë njerëzit e tij.

Takimi i përmuajshëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së mbi konfliktin Izrael-Palestinë ishte edhe më kërcënues dhe i vështirë këtë javë, dhe i dërguari i Lindjes së Mesme në OKB, Tor Wennesland, paralajmëroi se një “një cikël i rrezikshëm dhune ekziston në terren, në mes të tensioneve politike në ngritje dhe procesit të zgjatur për paqe”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konfrontimin e fundit, palestinezët morën aprovimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një rezolutë që kërkonin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të intervenojë në një nga mosmarrëveshjet më të gjata në botë dhe të japë një opinion mbi ligjshmërinë e politikave izraelite në Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ky ishte një hap “ekstrem anti-Izraelit” në OKB. Ndërkohë, që u morën masa për të penalizuar palestinezët.