Ambasadori i Izraelit në OKB ka akuzuar palestinezët se po vrasin çdo mundësi për pajtim duke kërkuar një opinion nga gjykata më e lartë e OKB-së mbi pushtimin e Izraelit – dhe i dërguari palestinez në OKB e akuzoi qeverinë izraelite se po përpiqet t’i shtypë njerëzit e tij.
Takimi i përmuajshëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së mbi konfliktin Izrael-Palestinë ishte edhe më kërcënues dhe i vështirë këtë javë, dhe i dërguari i Lindjes së Mesme në OKB, Tor Wennesland, paralajmëroi se një “një cikël i rrezikshëm dhune ekziston në terren, në mes të tensioneve politike në ngritje dhe procesit të zgjatur për paqe”.
Në konfrontimin e fundit, palestinezët morën aprovimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një rezolutë që kërkonin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të intervenojë në një nga mosmarrëveshjet më të gjata në botë dhe të japë një opinion mbi ligjshmërinë e politikave izraelite në Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ky ishte një hap “ekstrem anti-Izraelit” në OKB. Ndërkohë, që u morën masa për të penalizuar palestinezët.
-
Përplasja në OKB: SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, Guterres paralajmëron për përshkallëzim rajonal
-
Netanyahu mbron planet për Gazën, ndërsa Izraeli kritikohet ashpër në KS të OKB-së
-
Ekspertët e OKB-së thonë se palestinezët janë në rrezik gjenocidi
-
Pak para votimit në OKB, Netanyahu këmbëngul të mos ketë shtet palestinez
-
Bojkotohet masivisht fjalimi i Netanyahut në OKB, e quan “të turpshme” njohjen e Palestinës