Një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka “prova të rritjes së shtytjes drejt gjenocidit” kundër popullit palestinez nga ato që ka thënë se janë “shkelje të rënda” të kryera nga Izraeli.
Përmes një deklaratë, ekspertët kanë shprehur shqetësim të thellë për qasjen e disa qeverive ndaj Izraelit.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga dështimi i qeverive për të marrë parasysh thirrjen tonë dhe të arrihet armëpushimi i menjëhershëm. Jemi po ashtu thellë të shqetësuar për mbështetjen e disa qeverive për strategjinë e Izraelit për luftë kundër popullit të rrethuar të Gazës, dhe dështimit të sistemit ndërkombëtar për t’u mobilizuar në parandalimin e gjenocidit”, thuhej në deklaratë, raportoi Reuters.
Ekspertët e OKB-së edhe më herët kanë paralajmëruar se populli palestinez është “në rrezik të madh gjenocidi”.
-
Përplasje mes izraelitëve dhe palestinezëve në takimin e OKB-së
-
34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së
-
Komisioni Hetues i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza
-
Ekspertët botërorë: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza
-
OKB: Një në pesë fëmijë në Gazë janë të kequshqyer