Pesë milionë fëmijë në të gjithë botën vdiqën në vitin 2021 para se ta festonin ditëlindjen e tyre të pestë.
Të dhënat e reja të Kombeve të Bashkuara (OKB) thonë se pothuajse gjysma e tyre kanë vdekur gjatë muajit të tyre të parë të jetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e vdekjeve do të parandaloheshin me kujdes shëndetësor më të mirë, thonë aktivistët, të cilët kanë shtuar se vdekjet në mesin e foshnjave të sapolindura nuk janë reduktuar që nga viti 2017, raportoi Guardian të martën.
Sipas OKB-së, fëmijët e lindur në Afrikë janë 15 herë më të predispozuar për të vdekur në fëmijërinë e hershme, sesa fëmijët e lindur në Evropë apo në Amerikën Veriore.
Të dhënat e OKB-së po ashtu tregojnë se 1,9 milionë bebe janë regjistruar se kanë lindur të vdekura gjatë vitit 2021, prej të cilave 77 për qind në Afrikën sub-sahariane dhe në Azinë jugore. Rreziku që një grua të lindë një foshnje të vdekur në Afrikën sub-sahariane është shtatë herë më i lartë sesa i një gruaje në Evropë apo në Amerikën Veriore.
Lindjet e parakohshme dhe komplikimet gjatë lindjes, janë shkaktarët kryesorë të vdekjes neonatale.