Si pasojë e rreshjeve të mëdha të borës përgjatë bregdetit të Japonisë në zonat veriore dhe perëndimore të vendit, që nga 17 dhjetori, kanë mbetur të vdekur 8 persona.
Në zonat rurale në Hokaido të Japonisë, bora ka arritur në 1 metër e 61 centimetra.
Zyrtarë të stacionit “Sapporo” të hekurudhës japoneze, kanë thënë se do të pezullojë linjat e trenave që lidhen me kryeqytetin e Hokaidos, Sapporo.
Zyrtarët e motit po u kërkojnë banorëve të kenë kujdes dhe të përmbahen nga daljet që nuk janë të domosdoshme, deri më 26 dhjetor, pasi thuhet se bora e madhe mund të bllokojë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike. / Reuters