Botë

SHBA-ja shpejt mund t'i dërgojë “Patriotët” në Ukrainë

Raketat Patriot

Administrata Biden po finalizon planin për të dërguar sistemin raketor të mbrojtjes “Patriot” në Ukrainë dhe mund ta bëjë të ditur këtë javë atë, kanë thënë dy zyrtarë.

Plani i Pentagonit duhet të aprovohet nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin para se të dërgohet te presidenti Joe Biden për nënshkrim, raportoi CNN.

Ukraina i ka bërë thirrje SHBA-së që t’i dërgojë sistem ajror të mbrojtjes të avancuar që është gjerësisht efektiv në parandalimin e raketave balistike. Ky do të ishte sistemi më efektiv i armëve që dërgohen në Ukrainë dhe zyrtarët kanë thënë se do të ndihmonte në sigurimin e hapësirës ajrore të NATO-s.

Nuk është e qartë se sa raketa do të dërgohen.

Sapo plani të finalizohet, “Patriotët” pritet të nisen brenda ditësh dhe ukrainasit do të trajnohen për përdorimin e tyre në bazën ushtarake të SHBA-së në Gjermani.

Ukraina e ka kërkuar këtë sistem armësh prej muajsh por sfidat logjistike të dërgesës së tyre e kanë penguar një gjë të tillë.