Kubanët kanë përkujtuar ish-presidentin dhe figurën kryesore të Revolucionit Kuban, Fidel Castron, në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij. Castro vdiq më 25 nëntor të vitit 2016 në moshën 90-vjeçare.
Ceremonia e madhe për të nderuar trashëgimin e Castros u organizua në Universitetin e Havanas. Në këtë ceremoni morën pjesë mijëra studentë, anëtarë të Partisë Komuniste dhe shokët e vjetër të revolucionit.
91-vjeçari, Raul Castro, pasues i vëllait të tij deri në vitin 2018 kur dha dorëheqje, nuk mori pjesë në këtë ceremoni.
Fidel Castro si 32-vjeçar ia mësyu Havanës në janarin e vitit 1959 për t’u bërë lideri më i ri në Amerikën Latine. Për dekada me radhë ka shërbyer si burim frymëzimi dhe ka përkrahur revolucionet nga Amerika Latine deri në Afrikë. Castro ishte komunist i stilit sovjetik dhe kundërshtoi fuqinë e 10 presidentëve gjatë qëndrimit gjysmëshekulli në krye të Kubës.