Botë

Rreth 2,500 njerëz pozojnë të zhveshur në Sydney për ndërgjegjësim për kancerin e lëkurës

Rreth 2,500 vullnetarë të zhveshur kanë pozuar në mëngjesin e hershëm në plazhin Bondi të Sydneyt për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

Instalimi është projekti më i fundit i fotografit amerikan, Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës, raportoi BBC-ja të shtunën.

Legjislacioni u ndryshua për të lejuar për herë të parë lakuriqësinë publike në plazh.

Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës, thotë Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit.

Nga ora 3:30 me orën lokale, vullnetarët u mblodhën në plazh për të marrë pjesë në instalimin, i bërë në bashkëpunim me organizatën e bamirësisë “Skin Check Champions” gjatë javës së ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës.

“Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i nderuar të vijë këtu, të bëjë artin tim dhe thjeshtë të festoj trupin dhe mbrojtjen”, ka thënë artisti me famë botërore, Tunick.

Tunick është i njohur për krijimin e imazheve masive nudo në disa nga vendet më ikonike të botës.