Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelje Teigen apelon për kujdes: Të bëhen kontrolle për kancer sa më herët

Modelja e njohur amerikane, Chrissy Teigen, ka njoftuar se ka vendosur të bëjë disa kontrolle shëndetësore për kancerin e zorrës së trashë. Ajo ka bërë kolonoskopi për të kontrolluar për kancer të zorrës së trashë, pasi u këshillua nga mjeku se shumë më shumë të rinj po diagnostikohen me këtë sëmundje.

Duke folur në një video të postuar në Instagram ndërsa përgatitej për procedurën, 37-vjeçarja ka thënë se “së shpejti do të ketë një kërcim shumë të madh në njerëzit e moshës sime dhe madje edhe pak më të rinj që marrin kancerin e zorrës së trashë, sepse ne nuk kontrollohemi”.

“Dhe ne nuk kontrollohemi sepse nuk na është thënë. Ju mendoni se prindërit tuaj janë ata që kontrollohen. Unë po bëj kolonoskopinë time të parë sepse më tha mjeku im se njerëzit që po e fitojnë kancerin, janë më të rinj në moshë dhe se duhet që kontrollet të bëhen sa më herët”, ka thënë ajo.

Modelja po ashtu ka bërë shaka duke thënë se e konsideron veten “rrezikuese” sepse ka veshur pantallona të bardha në kohën kur ka marrë një ilaç për pastrim të zorrës.

Ajo më pastaj ka shpjeguar procedurën nëpër të cilën ka kaluar për ta pastruar zorrën dhe se po i duket në rregull pasi që po dëshiron ta bëjë mirë procesin në mënyrë që gjatë analizës të shihet gjithçka qartë. Teigen po ashtu i është gëzuar faktit se ne kohët e sotme ka tableta që pastrojnë e gjithçka bëhet më e lehtë për diagnostikim të sëmundjes së rëndë.