Botë

Gjermania thotë se është në kontakt me Poloninë dhe aleatët e NATO-s

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanbisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Gjermania është duke e monitoruar me kujdes situatën dhe është në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s.

Raketa ruse kanë goditur një fshat në Poloni që gjendet në kufi me Ukrainën, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

“Mendja jonë është me Poloninë, aleatin tonë të ngushtë dhe fqiun. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe jemi në kontakt me miqtë tanë në Poloni dhe aleatët e NATO-s”, ka shkruar Baerbock në Twitter.