Pentagoni i ndau edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën
Foto: AP/Associated Press
Pentagoni i ka ndarë edhe 400 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën në luftë ndaj agresionit rus, raportoi BBC-ja të enjten.
Në njoftim u tha se në këtë pako të ndihmës, SHBA-ja përfshin raketa të sistemit mbrojtës HAWK, sisteme raketore Avenger (kundër dronëve dhe raketave të lundrimit), raketa Stinger, municion për HIMARS, 21 mijë predha artilerie, 100 automjete ushtarake, 400 granatahedhës, pajisje mbrojtëse e të tjera.
Pengatoni, që nga janari i 2021-s, ia ka ndarë Ukrainës afër 19.3 miliardë dollarë ndihma ushtarake.
SHBA-ja është shteti që më së shumti i ka dërguar armë dhe para Ukrainës, që nga 24 shkurti i 2022-s kur nisi lufta.