Botë

Miliarderi heq dorë nga shtetësia ruse

Miliarderi rus, Oleg Tinkov, tha se ka hequr nga shtetësia ruse, për shkak të luftës në Ukrainë, raportoi CNN të martën.

“Kam marrë vendimin të heqë dorë nga shtetësia ruse. Nuk mund dhe nuk dua që të asociohem me një shtet fashist që nisi luftë me një fqinj paqësor dhe vret njerëz të pafajshëm çdo ditë”, shkroi Tinkov.

Miliarderi rus, që themeloi Bankën Tiunkoff në 2006, e ka quajtur më parë "të çmendur" luftën në Ukrainë.

“Nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lufte të çmendur! Njerëz të pafajshëm dhe ushtarë po vdesin”, shkroi ai në postimin e 19 prillit.

Tinkov është një ndër 65 individët që u sanksionuan nga Britania e Madhe më 24 mars “për mbështetje të Rusisë në agresion”.

Oleg Tinkov nuk është rusi i vetëm që ka hequr dorë nga shtetësia. Nikolay Storonsky, themelues i kompanisë Revolut, ndërmori këtë veprim sivjet.