Kompania “Unilever” ka tërhequr disa spreje që reduktojnë yndyrën në flokë pa pasur nevojë për ujë, si Dove, Nexxus, Suave, TIGI dhe TRESemmé për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer, raportoi CNN.
Produktet u prodhuan para tetorit 2021 dhe u shpërndanë në shitës me pakicë në mbarë SHBA-në, tha në një njoftim Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Ato përfshijnë produkte të tilla si “Dove Dry Shampoo Volume and Fullness”, “Dove Dry Shampo Fresh Coconut”, “Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist” dhe “Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive”.
Benzeni është një kancerogjen për njerëzit. Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me anë të hundës, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuceminë dhe kancerin e gjakut.
Vitin e kaluar një gjë e tillë pati ndodhur me kompani të tjera. Kompania e kozmetikës L’Oreal është paditur me pretendimet se produktet e saj kimike për flokë i vënë gratë në rrezik për kancer të mitrës.
-
Nëntë produkte të qumështit urdhërohen të tërhiqen nga tregu: Për “Vitën” inspektimet vazhdojnë
-
A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave?
-
AUV-i bllokon dhe do ta asgjësojë një lloj të qumështit për foshnje Nestle, e importuar nga Holanda
-
“Nestle” tërheq nga tregu disa produkte të qumështit formulë për bebe
-
Cila është e vërteta për kremin kundër diellit