Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se do të bllokojë për shitje në tregun e Kosovës qumështin për foshnje “Nestle” e pastaj do ta asgjësoj, për shkak të pranisë së substancës të quajtur “Cereluide”.
Sipas njoftimit të AUV-it, qumështi për foshnje “Nestle – Nidina Optipro 600g", është me origjinë nga Holanda dhe importohet në Kosovë nga kompania Nestle Nederland BV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, lot 52860346BB, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Republikën e Kosovës. AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e AUV-it.