Botë

Bjellorusia nuk është në gjendje t’i shlyejë borxhet për shkak të sanksioneve

Aleksander Lukashenko

Bjellorusia ka njoftuar të mërkurën se nuk është në gjendje ta shlyejë borxhin e saj të jashtëm për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj saj nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të aleancës së saj me Rusinë në luftën që po zhvillohet brenda Ukrainës.

Ministria bjelloruse e Financave nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se po haset vështirësi në mundësitë e shlyerjes së detyrimeve, shkroi Reuters të mërkurën.

"Mundësia e shlyerjes së detyrimeve të borxhit në valutë të huaj është aktualisht e kufizuar për shkak të sanksioneve kundër Bjellorusisë", kanë njoftuar kjo ministri.

Banka Botërore njoftoi të hënën se i ka vendosur të gjitha kreditë e dhëna nga njësia e saj kryesore e huadhënies për Bjellorusinë në statusin "jofunksional", për shkak të pagesave të vonuara që arrijnë në 68.43 milionë euro.

Bjellorusia njoftoi në fund të qershorit se pagesat në dollarë për detyrimet e saj të huaja do të paguhen në rubla lokale në një llogari në “Belarusbank”.