Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret duke e shpallur zyrtarisht të pamundur mundësinë e çdo bisede me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Sky News të martën.
Megjithatë ai la të hapur derën për bisedime me Rusinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten, pasi presidenti rus shpalli katër rajone të okupuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë, në atë që Kievi dhe Perëndimi thanë se ishte një farsë.
“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, tha Zelensky të premten.
Dekreti u firmos në kohën kur forcat ukrainase depërtuan përmes mbrojtjes ruse në jug të vendit dhe zgjeruan një ofensivë të shpejtë në lindje, duke rikthyer territorin në zonat e aneksuara nga Rusia.