Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenden trupat e pesë civilëve ukrainas që po u iknin sulmeve ruse

Trupat e pesë personave të vrarë u gjetën në fshatin Vasylenkove të Ukrainës, derisa po evakuoheshin në drejtim të Kharkivit, raportoi BBC-ja të hënën.

Evakuimi i tyre kishte nisur më 6 maj, por civilët kishin rënë në një minë, duke humbur jetën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata ishin banorë të Kupyanskut, mes tyre ishte një burrë 50-vjeçar, një grua 40-vjeçare dhe tre djem të moshës 18, 19 dhe 20 vjeç.

BBC-ja raportoi se në rajonin e Dnipropetrovsk, mijëra banorë mbetën pa energji elektrike, për shkak të sulmeve raketore. Nuk raportohet për viktima.

“Pothuajse 1,000 familje mbetën pa energji elektrike në komunitetin Myrivsk. Ekuipazhet e urgjencës të punëtorëve të energjisë tashmë janë duke punuar”, deklaroi guvernatori Valentin Reznichenko.