Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e gatshme t’i ndajë 1.5 miliardë dollarë çdo muaj për Ukrainën

Mediumi amerikan “Bloomberg”, raportoi të dielën se SHBA-ja është e gatshme ta ndihmojë ekonominë ukrainas me 1.5 miliardë dollarë çdo muaj. Siç transmetoi BBC-ja, ndihmat e amerikane do të rriten për Ukrainën, në kohën kur luftimet janë intensifikuar.

Administrata e presidentit Joe Biden, ka zhvilluar bisedime me Bashkimin Evropian, duke insistuar që Evropa të bëjë më shumë për Ukrainën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Ukrainës i duhen rreth 5 miliardë dollarë çdo muaj për të ofruar shërbime bazë për popullsinë dhe për ta mbështetur ekonominë. Më 20 shtator, Bashkimi Evropian miratoi një vendim për ndarjen e shpejtë të 5 miliardë eurove të ndihmës makro-financiare për Ukrainën.