Botë

Putini i quan territor rus katër rajone të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur fjalimin e tij duke shpallur katër rajone të Ukrainës si territor rus.

Putini po vazhdon të mbrojë atë që po bën në Ukrainë - aneksimin e katër zonave të vendit, duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për ta nënshtruar Rusinë.

Ai ka thënë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës kanë marrë vendimin e tyre, raportoi BBC-ja të premten.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse... sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, ka thënë Putini.

Ky fjalim - në sallën e Shën Gjergjit në Kremlin, pason të ashtuquajturat referendume të mbajtura në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të kontrolluara nga Rusia.

Perëndimi i dënoi ato si mashtrime të mbajtura nën armë dhe ajo që Putin sapo ka shpallur është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Aneksimet e rregulluara me nxitim vijnë pasi Rusia po humbet territor në rajonin lindor të Donbasit, derisa forcat ukrainase që po përparojnë në qytetin strategjik të Lymanit.


Nënshkruhen dokumentet e aneksimit të territoreve ukrainase

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbaruar fjalimin e tij dhe liderët e emëruar nga Rusia të territoreve që po pushtohen tani po nënshkruajnë dokumentet formale.

Presidenti Putin po i nënshkruan gjithashtu ato, por është ulur në një tavolinë disa metra larg.

Publiku ka duartrokitur prezantimin e secilit përfaqësues, derisa fjalimi është përmbyllur me thirrjet “Rusia”.

Image