Botë

Modelja që kritikoi pushtetin ushtarak të Birmanisë i frikësohet ekstradimit atje

Foto: AP
 

Një modele nga Birmania, e cila denoncoi sundimtarët ushtarakë të vendit të saj vitin e kaluar nga skena e një konkursi bukurie në Tajlandë, tha të premten se ka frikë se mund të detyrohet të kthehet në shtëpi.

Thaw Nandar Aung, e njohur gjithashtu si Han Lay, i tha Associated Press me telefon se ajo ka mbetur e bllokuar në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok që kur iu mohua rihyrja në Tajlandë, kur mbërriti të mërkurën mbrëma nga një udhëtim i shkurtër në Vietnam.