Botë

Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse duan t'i bashkohen Rusisë

Foto: AP
 

Të premten ka filluar votimi në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska për referendumet për t'u bërë pjesë e Rusisë, thanë zyrtarët atje të mbështetur nga Rusia.

Referendumet e orkestruara nga Kremlini, të cilat janë denoncuar gjerësisht nga Ukraina dhe Perëndimi si mashtrime pa asnjë forcë ligjore, shihen si një hap drejt aneksimit të territoreve nga Rusia.