Botë

Në Japoni paralajmërohen rrëshqitje dheu dhe përmbytje nga tajfuni Nanmadol

Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje nga stuhia e cila konsiderohet më e madhja në dekadat e fundit që ka goditur vendin, shkruan BBC-ja të martën.

Tajfuni Nanmadol ka lënë të vdekur të paktën dy persona dhe të plagosur 90 të tjerë që prej kur nisi në ishullin jugor të Kyushus të dielën në mëngjes.

Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Parashikohet deri në 400 mm shi gjatë 24 orëve të ardhshme.

Transmetuesi shtetëror NHK tha se një burrë vdiq kur makina e tij u zhyt në ujë si pasojë e përmbytjeve, ndërkohë një tjetër pasi u zu në një rrëshqitje dheu. Një person tjetër mbetet i zhdukur dhe raportet thonë se 87 të tjerë janë plagosur.

Tajfuni ka shkatërruar shtëpi dhe biznese duke ndërprerë edhe veprimtarinë e tyre.

Sipas raporteve ky tajfun është i barabartë me një stuhi të kategorisë katër ose pesë.