Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni sërish thotë se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin nëse e sulmon Kina

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sërish ka thënë se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.

I pyetur nga CBS-ja nëse trupat amerikane do ta mbrojnë ishullin, Biden ka thënë: “Po, në fakt, ka pasur aty një sulm të paprecedent”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto deklarata kanë shtyrë Shtëpinë e Bardhë që ta bëjë të qartë se politika e SHBA-së nuk ka ndryshuar.

Washingtoni gjatë e ka mbajtur një qëndrim të “paqartësisë strategjike” – nuk thotë qartë se do ta mbrojë Tajvanin, por as nuk e përjashton si mundësi.

Tajvani është ishull në bregun lindor të Kinës, ndërsa Pekini e quan pjesë të saj.