Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia e nderon me Urdhrin më të lartë sfiduesin e Bashkimit Evropian

Presidenti serb Aleksander Vuçiq e nderoi me Urdhrin më të lartë të Serbisë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për meritë të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve të premten, raporton Tanjug.

Vuçiqi e ka konsideruar si mik të madh sfiduesin e Bashkimit Evropian, Orban, siç ishte konsideruar në një analizë të përditshmes gjermane, "Der Spiegel", më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ky është urdhri më i lartë i dhënë nga Presidenti i Serbisë. Ne ia japim atë një miku të madh të popullit serb. Ju jemi mirënjohës personalisht për mbështetjen që haptas dhe pa mëdyshje i jepni Serbisë. Të jeni të sigurt që qytetarët tanë e vlerësojnë vërtet një gjë të tillë. Faleminderit që gjithmonë e keni mirëqenien e Serbisë, rezultatet e përpjekjeve të përbashkëta të deritanishme janë mbresëlënëse, por na obligojnë të vazhdojmë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Orbani ndërkohë ka thënë se këtë Urdhër do ta përdorë për inkurajim për atë se çfarë do të bëjë për të ardhmen e miqësisë serbo-hungareze

“Është e rrallë që t'u japësh dekorata njerëzve që janë ende në detyrë. Nuk mendoj se me këtë nder po më largoni, por po më inkurajoni. E kuptoj që nuk e kam marrë dekoratën për atë që kam bërë deri tani, por për atë që do të bëj në të ardhmen për miqësinë serbo-hungareze”, deklaroi ai.

Në analizën e “Der Spiegel”, Orbani ishte konsideruar një lider që e kishte rrëzuar demokracinë në Hungari, kishte krijuar një “sistem njëpartiak” dhe u mundua t'i kontrollonte mediat. Për më tepër, ai doli kundër Bashkimit Evropian për shumicën e sanksioneve ndaj Rusisë, ngjashëm me Serbinë, që është nga vendet e vetme që nuk i ka vendosur sanksione rusëve për agresionin në Ukrainë. 

Kritikat për Orbanin nga Perëndimi kanë qenë të pafundme, por siç shkruante “Der Spiegel”, “atij i pëlqen ta tregojë autoritetin”.