Botë

Vritet një vullnetar britanik në Ukrainë

Një britanik është vrarë derisa po punonte si mjek vullnetar në Ukrainë, raportoi BBC të enjten.

Craig Mackintosh vdiq në detyrë më 24 gusht, ka thënë motra e tij.

Ajo ka mbledhur 5,000 funte për ta kthyer trupin e vëllait në Britani.

“Vëllai ynë me krenari doli vullnetar për të shkuar në Ukrainë si mjek për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në këtë shtet të shkatërruar nga lufta. Ky njeri është i bllokuar në një morg në Ukrainë dhe nuk ka ndihmë që ta kthejmë në shtëpi”, tha Lorna Mackintosh.

Mackintosh shtoi se për rikthimin e trupit të vëllait nevojiten 4,000 funte.

Ministria e Jashtme ka thënë se po e mbështet familjen.

“E mbështesim familjen e britanikut që ka vdekur në Ukrainë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”, thanë nga ministria.