Autoritetet e Krimesë morën vendim ta ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe të dronëve, bëri të ditur të mërkurën kreu i gadishullit, Serhii Aksyonov. BBC-ja raportoi se ky vendim u mor për shkak të “kërcënimit së një situate emergjente që është krijuar në territorin e Republikës së Krimesë”.
Aksyonov shtoi se po shpreson në “vetëdijen dhe përgjegjësinë” e qytetarëve ndaj luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të gushtit, disa objekte ushtarake ruse në Krime u goditën nga sulmet ajrore. Një bazë ajrore në fshatin Novofedoriyka u hodh në erë, e kjo u tha se ishte ndezje aksidentale e municioneve.
“I kërkoj popullit të Krimesë të përmbahet nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe dronëve gjatë operacionit ushtarak special”, thuhet në reagimin e kreut të kontestuar të Krimesë.
Me pak rezistencë, Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina gjatë 2014-s.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi javën e kaluar se trupat ukrainase pos që ta ruajnë territorin aktual të Ukrainës, do të arrijnë ta rimarrin edhe Krimenë.