Zyrtarët në Krimenë e pushtuar nga Rusia kanë pezulluar shitjet e karburantit për civilët të dielën, ndërsa Ukraina ka shtuar sulmet ndaj furnizimeve me karburant në gadishullin e Detit të Zi.
Guvernatori Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë i emëruar nga Kremlini, ka thënë se sulmet ukrainase gjatë natës kanë vrarë katër persona dhe kanë plagosur 28 të tjerë. Ai nuk e ka specifikuar objektivin e sulmit.
Më vonë ai ka shkruar në mediat sociale se stacionet lokale të benzinës do të ndalonin të gjitha shitjet për kompanitë jo-shtetërore dhe individët për një periudhë të pacaktuar.
"Karburanti do t'u shitet vetëm agjencive qeveritare që sigurojnë funksionimin dhe sigurinë e Republikës së Krimesë", ka thënë Aksyonov.
"U kërkoj të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe t'u besojnë vetëm burimeve zyrtare të informacionit”, ka htuar ai.
Forcat ukrainase kanë synuar vazhdimisht furnizimet me karburant për Krimenë në javët e fundit, duke shkaktuar krizën më të keqe energjetike në rajon që kur është aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.
Edhe
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një deklaratë të dielën se një depo nafte në Krime, si dhe një strukturë transporti nafte në rajonin jugor Krasnodar të Rusisë ishin ndër objektivat.
Ai i ka përshkruar sulmet si pjesë të "sanksioneve afatgjata" të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike të Rusisë.
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
Rusia godet me raketa dhe dronë rajone ukrainase, të paktën pesë të vdekur
-
Trumpi i kërkon Zelenskyt t’i ndalojë sulmet ndaj furnizimeve me naftë në Rusi
-
Shkon në 38 numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus në Kiev