Një italian është shpëtuar nga një tunel i shembur pranë Vatikanit dhe tani policia po dyshon se ai mund të ishte duke u munduar të hynte në një bankë.
Italiani po shërohet në spital pasi zjarrfikësit kaluan tetë orë për ta nxjerrë nga rruga ku u shemb tuneli, raportoi BBC të premten.
Policia e ka arrestuar atë dhe një person të dytë për "rezistencë ndaj një zyrtari publik". Policia po ashtu beson se ai mund të ketë qenë pjesë e një bande që tentonte të hynte në një bankë.
"Ne jemi ende duke hetuar, nuk përjashtojmë mundësinë që ata janë hajdutë, kjo është një nga teoritë”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP.
Dyshja u ndaluan edhe për dëmtim të pronës publike.
Mediat lokale besojnë se motivi është i qartë, duke vënë në dukje se tuneli u gjet pranë një banke pak para fundjavës së 15 gushtit, kur pjesa më e madhe e qytetit boshatiset.
-
Dy punëtorë nxirren të gjallë nga një tunel në Nepal, 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse
-
Shembet gjatë rinovimit kulla mesjetare në Romë
-
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali
-
Papa Françesku ishte shumë afër vdekjes, mjekët menduan ta ndalonin trajtimin
-
Papa Françesku përshëndet turmën në Romë para largimit nga spitali