Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e Ukraina e fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Operatori i centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, ka thënë se pjesë të centralit janë dëmtuar seriozisht nga sulmet ushtarake ruse, duke detyruar kështu mbylljen e njërit reaktor, raporton BBC.

Ka ende rrezik për rrjedhje radioaktive, ka paralajmëruar Enerhoatom.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moska ka thënë se Ukraina ka kryer sulmet, por Bashkimi Evropian ka kritikuar veprimet e Rusisë në reaktor.

Rusia ka marrë nën kontroll centralin në Zaporizhzhia – më të madhin në Evropë – në mars, por vazhdon t’i mbajë punonjësit ukrainas.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për lansim të raketave në drejtim të zonave rreth centralit.

Sulmet e të premtes është thënë se kanë shkaktuar rrezik serioz për operimin e sigurt të centralit.

Duke shtuar se është dëmtuar një kabllo dhe është detyruar të ndalohet puna e njërit prej reaktorëve.