Botë

Një skulpturë e Putinit shfaqet në sheshin e lojërave në New York

Një skulpturë e presidentit rus, Vladimir Putin, është shfaqur në një shesh lojërash në Central Park në New York.

Skulptura e kuqe e ndezur u vu aty nga artisti francez, James Colomina.

Ai mori meritën për skulpturën, i cili e përshkroi Putinin të ulur mbi një tank miniaturë, raportoi CNN.

“Kjo skulpturë ka për qëllim të tregojë absurditetin e luftës dhe në vë në dritë kurajën e fëmijëve kur përballen me dhunë, situata katastrofike të shkaktuara nga të tjerët”, shkroi Colomina në Instagram.

Ai publikoi disa foto të fëmijëve që luanin te skulptura.

Colomina është i njohur për skulpturat e kuqe, shpesh të instaluara nëpër lokacione publike pa ndonjë paralajmërim. Në prill, ai vuri një tjetër skulpturë me mesazh kundër luftës: një fëmijë ushtar që mbante një armë dhe në të një trëndafil.