Qeveria e Francës ka krijuar një ekip të krizës për të luftuar një shterpësi historike që ka lënë mbi 100 komuna pa ujë të pijshëm, raporton BBC.
Kamionë po dërgojnë ujë në ato zona, ka thënë ministri i Ekologjisë, Christophe Bechu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e Kryeministrit të Francës ka thënë se shteti po përballet me shterpësinë më të madhe. Përdorimi i ujit është kufizuar në 93 rajone.
I nxehti i madh dhe mungesa e shut pritet të vazhdojë së paku edhe për dy javë.
Ka frikë se mungesa e ujit do të ndikojë edhe në bujqësi.
I nxehti që ka përfshirë Francën që nga qershori ka bërë që drunjve t’u bien gjethet më herët, duke krijuar pamje sikur në vjeshtë.
Në korrik Franca ka pasur vetëm 9.7 milimetra shi, duke e bërë muajin më të thatë që nga marsi i vitit 1961.