Botë

Kina mund ta përdorë forcën për shkak të vizitës së Pelosit në Tajvan, druan SHBA-ja

Foto: AP
 

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t'i përgjigjet me provokime ushtarake, vizitës së paramenduar të Nancy Pelosit në Tajvan.

Kjo mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete ajrore ose detare në shkallë të gjerë, tha zëdhënësi John Kirby, raportoi BBC të martën.