Botë

Pasi i shpëtuan abuzimit nga prindërit biologjikë, 6 fëmijët birësohen nga familja torturuese

Gjashtë nga 13 fëmijët Turpin – të cilët u torturuan për vite nga prindërit e tyre biologjikë – u vendosën nëpër shtëpi birësimi ku pësuan një periudhë të dytë të abuzimit, përfshirë abuzim seksual, fizik dhe emocional, dhe raportimet e tyre u injoruan nga agjencia e birësimit, ka thënë një avokat i dy fëmijëve për HLN.

“Një nga gjërat që kemi mësuar nga kjo familje është se do t’i detyronte këta fëmijë të rijetojnë të kaluarën e tyre pa pushim”, tha avokati Elan Zektser. “Ata do t’i detyronin këta fëmijë për orë të rijetonin çfarë kishin kaluar”.

Gjashtë fëmijët që ishin në atë shtëpi birësimi ngritën dy padi javën e kaluar kundër shërbimit të birësimit dhe Qarkut të Kalifornisë. Njëra padi është për katër fëmijët që janë të mitur ende.

Akuzat pretendojnë se agjencia e birësimit ChildNet Youth dhe Family Services ishte neglizhente ndaj fëmijëve që kishin nën përkujdesje, ku ChildNet ishte e njohur që prindërit birësues ishin “të papërshtatshëm” dhe “kishin histori të mëparshme të abuzimit fizik dhe emocional dhe neglizhim të fëmijëve që kishin marrë në përkujdesje”, por agjencia nuk veproi mbi atë informacion.

Në njërën padi thuhet se agjencia veproi “ kundër këshillave të disa prej të punësuarve të saj” duke i vendosur fëmijët Turpin në atë shtëpi. Gjashtë fëmijët qëndruan për tri vjet aty.

“Më dhemb zemra për këta fëmijë që edhe pasi u ndjenë se ishin shpëtuar, pasi më ën fund ndjenë se dikush ishte aty për ata, ata u dërguar në një shtëpi tjetër tmerresh”, tha Zektser. “Gjatë bisedës me klientët e mi, ata tregojnë se abuzimi që ndodhi në shtëpinë e birësimit ishte në disa mënyra më i keq se abuzimi që kishin përjetuar gjatë tërë jetës”.

Në padi thuhet se prindërit birësues dhe vajza e tyre e rritur abuzuan gjashtë fëmijët që kishin nën kujdes duke përfshirë “goditjen e tyre në fytyrë me sandale, shkuljen e flokëve, goditjen me rrip dhe goditjen në kokë”.

Të dyja paditë pretendojnë se fëmijët u detyruan të “hanë sasi të tepërt ushqimi” dhe “të hanë të vjellat e tyre”. Padia në emër të dy fëmijëve thotë se prindërit birësues u thoshin se “janë të pavlerë dhe se duhet të kryenin vetëvrasje” madje “sugjeronte si duhet të bënin vetëvrasje”. Padia e katër të tjerëve po ashtu thotë se u kishin thënë se duhet të kryenin vetëvrasje.

Zektser tha se fëmijët folën për atë se çfarë po u ndodhte por “shumë herë u heshtën, nuk u dëgjuan” nga punonjësit e agjencisë.

Prindërit birësues dhe vajza e tyre u arrestuan në mars 2021 për akuzat për burgosje dhe mizori të fëmijëve mes akuzave të tjera. Fëmijët u larguan nga shtëpia.

David dhe Louise Turpin, prindërit biologjikë të fëmijëve, janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim më 2019 pasi u shpallën fajtorë për mbajtjen rob dhe torturimin e 13 fëmijëve të tyre – të moshës nga 2 deri 29 vjeç.