Tridhjetë aleatët e NATO-s nënshkruan të martën një protokoll pranimi për Finlandën dhe Suedinë për t’i lejuar këto dy vende nordike të bashkohen me aleancën e armatosur bërthamore sapo parlamentet aleate të ratifikojnë vendimin.
Lëvizja, e cila është zgjerimi më domethënës i aleancës që nga mesi i viteve 1990, do të thotë që Helsinki dhe Stokholmi mund të marrin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kenë qasje më të madhe në inteligjencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, këto vende nuk do të mbrohen, siç parasheh statuti i NATO-s, se sulmi ndaj një shteti është sulm ndaj të gjithë anëtarëve, shkruan Sky News.
“Ky është me të vërtetë një moment historik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas një takimi me ministrat e Jashtëm të të dy vendeve. “Me 32 kombe rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë”.
Në një deklaratë, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, tha: "Faleminderit për mbështetjen tuaj! Tani fillon procesi i ratifikimit nga secili prej aleatëve. Mezi pres të punojmë së bashku për të garantuar sigurinë tonë kolektive”.