Të paktën dy persona janë vrarë në të shtënat me armë që kanë ndodhur në një paradë të 4 korrikut në një periferi të Çikagos, ka shkruar të hënën “Sky News”.
Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije.
Një oficer policie i paidentifikuar ka thënë se personi që dyshohet se ka vrarë dy viktimat, është ende i lirë.
Sipas The Chicago Sun-Times, parada u ndal pas vetëm 10 minutash kur u qëlluan ata.
Kongresmeni i Illinoisit, Brad Schneider, i cili ishte në ngjarje, ka ngushëlluar familjet e viktimave nëpërmjet një postimi në Twitter.
"Ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit, lutjet e mia për të lënduarit dhe komunitetin tim. Do të angazhohem për të bërë gjithçka që mundem për sigurinë e kombit tonë. Mjaft më!", ka shkruar Schneider.
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
-
Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Qëllohen me armë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare në Washington
-
Dy të vrarë në sulmin me armë në SHBA