Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia kërkon ekstradimin nga Finlanda e Suedia të 33 “të dyshuarve për terrorizëm”

Bekir Bozdag - Turqia - NATO

Turqia ka thënë se do të kërkojë ekstradimin e 33 “të dyshuarve për terrorizëm” nga Finlanda dhe Suedia, bazuar në marrëveshjen me të cilën Ankara ka hequr kundërshtimin që dy shtetet nordike t’i bashkohen NATO-s, raporton BBC.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se Turqia do të kërkojë që Suedia e Finlanda t’i përmbushin premtimet e dhëna. Ankara i ka akuzuar dy shtetet nordike se po i fshehin militantët kurdë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtetet nordike u pajtuan të martën që t’i adresohen kësaj çështjeje.

Finlanda dhe Suedia kanë treguar në maj për qëllimin që t’i bashkohen NATO-s.

Turqia fillimisht kishte thënë se do ta kundërshtojë aplikimin, por u zhbllokua situata në Samitin e NATO-s në Madrid.

Rusia ka dënuar zgjerimin e NATO-s duke thënë se është faktor destabilizues