Një rrjedhje e gazit toksik klorin në portin e Jordanisë, Aqaba, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe janë lënduar 250 tjerë, njoftojnë mediumet shtetërore jordaneze të hënën.
Autoritetet kanë raportuar se një kontejner që përmbante materiale kimike ra derisa po transportohej. Pasojë thuhet se ishte faji i një dështimi të vinçit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë video shihet kontejneri duke u ngritur lartë e papritmas duke rënë në tokë në një anije e duke shpërthyer.
Shihet një re e madhe e krijuar nga gazi i verdhë duke u shpërndarë, dhe personat duke ikur.
Mediumet shtetërore raportojnë se 199 persona po trajtohen në spitale lokale për ekspozim ndaj gazit helmues, ndërsa disa janë në gjendje kritike.