Së paku 17 persona janë gjetur të vdekur brenda një klubi të natës në qytetin East London në Afrikë të Jugut të dielën, raporton “Al Jazeera”.
Brigadieri Tembinkosi Kinana ka njoftuar se Policia është njoftuar për incidentin në Parkun Scenery rreth 3 kilometra nga qendra e qytetit.
“Rrethanat nën të cilat kanë vdekur janë ende të paqarta”, ka thënë Kinana, duke treguar se të vdekurit janë të moshave nga 18 deri 20 vjet.
Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Artikuj të ngjashëm
-
9 të vdekur nga një sulm i armatosur në një lokal në Afrikën e Jugut
-
Shtatëmbëdhjetë të vrarë në dy shtëpi në një fshat afrikan
-
Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën gjashtë të vdekur
-
Masakër në Afrikë të Jugut, vriten 10 anëtarë të një familjeje
-
Vdekja e mistershme e 21 adoleshentëve në Afrikën e Jugut, arrestohen tre persona