Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar tre persona në lidhje me vdekjen e 21 adoleshentëve në një tavernë të Londrës Lindore muajin e kaluar, shkruan BBC të mërkurën.
Ata vdiqën në mënyrë misterioze pasi vetëm u alivanosen dhe policia është ende duke hetuar shkakun.
Viktimat u gjetën të shpërndarë nëpër dysheme dhe tavolina.
Të dyshuarit, përfshirë pronarin e tavernës Enyobeni, u arrestuan në lidhje me shitjen e dyshuar të alkoolit fëmijëve të mitur.
Bordi i licencës për pije alkoolike paraqiti një ankesë në polici pas vdekjes.
EdhePronari i Enyobeni, 52 vjeç, do të dalë në gjykatë javën e ardhshme, ndërsa dy nga punonjësit e tij u është dhënë mundësia të paguajnë një gjobë prej rreth 120 dollarësh për shitjen e dyshuar të alkoolit njerëzve nën moshën 18 vjeç.
Më i riu nga viktimat, të cilët ishin duke festuar fundin e provimeve të mesvitit, ishte vetëm 13 vjeç dhe më i madhi ishte 17 vjeç, sipas ministrit të policisë Bheki Cele.
Mosha minimale e pirjes së alkoolit në Afrikën e Jugut është 18 vjeç.
Raporti toksikologjik ende nuk është përfunduar, por patologët kanë sugjeruar se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga diçka që ata kanë thithur ose gëlltitur.
Edhe
Policia identifikon trupat e 16 viktimave të tjera të zjarrit në Zvicër
Alkooli është fajësuar edhe nga kryeministri i Provincës së Kepit Lindor, Oscar Mabuyane, i cili dënoi "konsumimin e pakufizuar të pijeve".
Por policia mbetet e kujdesshme, pasi ende s’ka dalë me një raport përfundimtar.