Botë

“Në çdo shtëpi po vajtohen të vdekurit”

"Kam mbërritur sot në mëngjes dhe unë vetë gjeta 40 trupa të pajetë. Shumica prej tyre janë fëmijë të vegjël, shumë të vegjël”, tha Alem Vafa
 

"Ju mund të dëgjoni sirenat e ambulancave kudo. Kam folur me njerëz. Ata janë shumë të frustruar. Ata humbën të dashurit e tyre. Ata janë në një situatë të mjerueshme”, tha Ahmad Nour, i mbijetuar i tërmetit. "Ishte pak pas orës 01:30 kur ndodhi tërmeti. Isha i frikësuar. U përpoqa të gjeja miqtë e mi. Disa prej tyre humbën të afërmit e tyre. Disa janë mirë, por shtëpitë e tyre janë dëmtuar"

"Disa helikopterë erdhën për të ndihmuar, por nuk është e qartë se çfarë mund të bëjnë tjetër përveç bartjes së trupave të pajetë”, kështu e përshkroi një afgan situatën pas tërmetit të fuqishëm që ua mori jetën më shumë se një mijë afganëve.

Tërmeti ndodhi në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar shembjen e shtëpive dhe shtypjen e njerëzve që flinin brenda.