Botë

Udhëheqësi separatist i Donetskut: S’ka arsye për t’i falur britanikët e dënuar me vdekje

 

Udhëheqësi i Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, deklaroi se nuk ka asnjë arsye për t’i falur dy britanikët që u dënuan me vdekje të enjten, pasi u kapën duke luftuar krah ukrainasve.

Pushilin, siç raportoi BBC-ja të dielën, deklaroi se nuk ka asnjë bazë për faljen e tyre, derisa në anën tjetër, Britania e Madhe ka deklaruar se po bëjnë “çdo gjë” për t’iu dalë në ndihmë shtetasve të saj.